Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Drejtuesi i Juves: Uroj që Allegri, Dybala e Higuain të qëndrojnë me ne

Drejtori i Juventus, Beppe Marotta, beson se titulli i shtatë radhazi është special për Juventus ndërsa për të ardhmen e trajneri Max Allegri shtoi: “Uroj që të qëndrojë me ne.”

“Ky titull është special, sepse kemi bërë atë që donim në fillim të sezonit, – tha Marotta. – Nuk është momente për të menduar për të ardhmen, por do ta vlerësojmë situatën në fund të kampionatit. Jemi të qetë, rezultatet flasin në favor të trajnerit tonë dhe uroj që Allegri të qëndrojë me ne edhe në sezonin e ardhshëm.”

Marotta u pyet gjithashtu për të ardhmen e Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala. “Juventus nuk po mendon për shitjen e lojtarëve dhe nuk ka asnjë arsye përse të largojë futbollistët kryesorë. Ata nuk janë në merkato. Detyra e jonë e vështirë është të përmirësojmë një ekip që është shumë i fortë. Largimet e Dybala dhe Higuain nuk do të kishin kuptim në këtë aspekt.”

Related posts

Reali nuk heq dorë, 300 milionë euro për të nënshkruar me Neymar

Q.Autor

U RIKTHYEN TEK FITORJA/ Donnarumma tregon DËSHIRËN e momentit për MILANIN

Isa.Autor

“GJITHMONË BEFASOJ”/ Dani Alves te Barcelona, rikthimi rrufe dhe axhenda si e Xavi Hernandez

Delo.autor

Leave a Comment