Futboll Premier League Sport

Jamie Redknapp: ”Mourinho duhet të blejë Bale, Wilshere të ikë nga Arsenali”

Me Manchester City-n e pandalshëm në Premier League, merkato e verës do të jetë tejet e “nxehtë”, pasi shumë klube dhe lojtarë do të bëjnë lëvizje të shumta. Më shumë se asnjë, Manchester United do të nisë me shumë seriozitet fushatën e largimeve dhe afrimeve. Jose Mourinho duhet me patjetër të ndryshojë gjërat në “Old Trafford” që të arrijë objektivat e klubit për sezonin e ardhshëm. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, djemtë e portugezit ia dolën të fitonin minimalisht 1-0 ndaj Ëatfordit, falë golit të Marcus Rashford.

Ish-mesfushori i Tottenham, Jamie Redknapp ka këshilluar teknikun luzitan të United që të afrojë në verë, Gareth Bale.

“Nëse Mourinho dëshiron që të ndryshojë diçka në skuadër, që të mos jetë një United i mërzitshëm dhe vitin që vjen, atëherë duhet të blejë Gareth Bale”- ka thënë 44-vjeçari. Uellsiani i ka fituar të gjitha me Realin në La Liga dhe natyrisht nuk do ta refuzonte një eksperiencë e re me “Djajtë e kuq”. Nëse Eden Hazard transferohet në “Santiago Bernabeu” atëherë United do të lëvizë shpejt dhe të sigurojë shërbimet e 28-vjeçarit.

Bale është në krye të listës së largimeve nga Madridi në verë dhe gjigantët e Premier League kanë pasur interes për të që prej dy sezonesh.Nga ana tjetër, Redknapp komentoi edhe gjendjen e Wilshere tek Arsenal, ndërsa theksoi se ai duhet të largohet nga “Emirates Stadium”.

“Jack është një lojtar i dashur për tifozët, ashtu si Kane te Tottenham. Unë kam qenë kritik ndaj tij në të kaluarën, pasi mendoj që ai mund të japë më shumë se kaq. Nuk shënon shumë por ama ndihmon skuadrën. Mendoj që ai duhet të ikë nga “Topçinjtë”. West Ham mund të jetë një mundësi shumë e mirë për të. Tifozët e këtij klubi e duan atë dhe do të shkëlqente në Londër”- përfundoi ish-lojtari i Southampton dhe kombëtares angleze.

Related posts

LIVE/ Laçi-Teuta: Starton pjesa e dytë, Laçi do të mundohet të regojë me 10 lojtarë (VIDEO)

Isa.Autor

I “FIKSUAR” PAS KËNGËTARES SHQIPTARE/ Shikoni veprimin e talentit Vinicius Junior në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

SI U RRËZUA RONALDO NGA KUPA E BOTËS 2022/ 25 fotot: Lot, zemërim dhe tronditje

F.autor

Leave a Comment