Futboll Shqipëri Sport

SKANDALOZE/ U arrestua 4 orë pas ndeshjes Kastrioti-Kukësi, ja për çfarë akuzohet ARBITRI

Arbitri asistent i Kategorisë Superiore, Paulin Simoni, është një nga të arrestuarit e megaoperacionit “VOL-VO 4”, që u zhvillua gjashtë ditë më parë nga Policia e Shtetit, teksa ranë në pranga persona nga 12 qytete të vendit. 34- vjeçari lezhjan kishte pak orë që kishte përfunduar detyrën si asistent në ndeshjen e javës së 9-të të Kategorisë Superiore, kur forcat e policisë e arrestuan në banesën e tij në Lezhë. Mësohet se ndalimi i tij u bë në mbrëmjen e 20 tetorit, pikërisht ditën kur Simoni ka qenë asistent i dytë në takimin Kastrioti-Kukësi 1- 2.

Paulin Simoni

Madje, si për ironi të fatit, në këtë ndeshje lezhjani u bë protagonist me sinjalizimin e një penalltie në favor të Kastriotit, duke ndihmuar kryesorin Eldorian Hamiti. Simoni ka afro 5 vite që është asistent në Kategorinë Superiore, ndërsa gjykimin e ka filluar 10 vite më parë, duke ngjitur shkallët gradualisht. Dy ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë vendosi të lërë në burg Simonin bashkë me dhjetëra të tjerë.

44400842_1584236121721729_3923459900570599424_o

AKUZAT

Arbitri akuzohet për tjetër sim pronash në Lezhë. Sipas prokurorisë, asistenti i Superiores, në bashkëpunim me persona të tjerë, rezulton si përfitues i pasurisë në skandalin e pronave. Ai është futur në gjykim si pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe nëse kjo vërtetohet, atëherë rrezikon deri në 5 vjet burg.

28168413_1727242900631061_3683946545742977001_n

Simoni ka dalë në përgjimet e prokurorisë për rastin e ish-deputetit socialist, Arben Noka dhe familjarëve të tij, të cilët akuzohen për tjetërsim pronash, falsifikim vulash e dokumentesh zyrtare. Ndërkohë, në FSHF e kanë mësuar lajmin pas njoftimit që pjesëtarët e Kolegjiumit të Lezhës u kanë bërë drejtuesve një ditë pas arrestimit të tij. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me lezhjanin, i cili si për ironi të fatit, datëlindjen e 34-t e festoi në ambientet e paraburgimit më 23 tetor.

Related posts

Mediat egjiptiane: Mohamed Salah nuk do të luajë kundër Uruguait

Sadik.Autor

Skëndërbeu “kockë” e fortë, barazon me kampionët e Rumanisë

Q.Autor

PO BËHET VIRALE/ Një kafene në zemër të Tiranës e mbushur me simbolet e Crvena Zvezdës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment