“Kisha probleme fizike para sfidës me Norvegjisë por nuk i ndjeva gjatë ndeshjes. Pas përfundimit të takimit kisha probleme të mëdha dhe ndodhi ajo që kisha frikë, mungova për një kohë të gjatë.” -Këto ishin fjalët e Eros Grezda-s pak ditë më parë në një intervistë për mediat.
Por duket se fati nuk është me Eros Grezdën pasi dëmtimet e ndjekin atë. 22-vjeçari së fundmi ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku njofton se sezoni ka përfunduar për të me ekipin e Osijek 1 javë para përfundimit të kampionatit.
Futbollisti shqiptar ishte titullar pas shumë kohësh në sfidën që ekipi kroat luajti dje kundër Hajduk në transfertë, por në minutën e 65 ai u largua nga ndeshja.
“Sezoni ka përfunduar për mua. Një vit shumë i madh dhe me sfida shumë të bukura,”- shkruan Grezda në një postim në ‘isnta story’.