Futboll Premier League Sport

Plotësohet kërkesa e trajnerëve, merkato e Premier League mbyllet më 9 gusht

Merkato verore e Anglisë do të hapet zyrtarisht këtë të enjte, pra më 17 maj. Ky ndryshim ka ardhur pasi Premier League votoi që merkato të mbyllet më pak se një muaj përpara se ç’mbyllet zakonisht.

Pra merkato këtë vit do të mbyllet më 9 gusht.

Rregullorja e FIFA-s shprehet qartë se një kampionat duhet të ketë një merkato që zgjat të paktën 12 javë.

Si rezultat, merkato do të fillojë vetëm katër ditë pasi përfundoi sezonit 2017/18.

Dhe do të mbyllet përpara se të fillojë sezoni i ri 2018/19, hera e parë që ndodh.

Ndryshimi pritet të shpallet formalisht të mërkurën.

Vitin e kaluar, 1.5 miliard euro janë shpenzuar nga klubet e Premier League dhe me Kupën e Botës në horizont, prisni që edhe merkato e kësaj vere të prodhojë shifra astronomike.

Related posts

Media spanjolle kritikon MARCELON: I hutuar nga zërat për JUVENTUSIN

Isa.Autor

Njihuni me 10 transferimet më të bujshme në merkato për 2018

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Willian zhbllokon sfidën ndaj Tottenham me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment