Basketball Sport

“Dua të luaj ose do të vras”, kërcënohet me vdekje presidenti i NBA-së

Një 27-vjeçar është arrestuar sot në Nju Jork, nga policia, pasi ka kërcënuar me vdekje komisionerin (presidentin) e NBA-së, Adam Silver, lajm që është konfirmuar nga TMZ Sport. “Nëse nuk më lejon të luajë në NBA, do të vij tek ty dhe do të vras me pistoletën time”, ka shkruar David Pyant, në një letër të dërguar në zyrat qëndrore të NBA-së.

Një letër e çuditshme, pasi personi i arrestuar nuk ka luajtur kurrë basketboll në karrierën e tij, as në nivele amatore, por ai është një person i njohur për forcat e policisë, pasi është arrestuar edhe 13 herë të tjera më parë. Policia ka nisur hetimet në lidhje me letrën e shkruar dhe arsyet që e kanë çuar për ta shkruar atë, duke qenë se nuk merret me basketboll.

Related posts

“EURO 2020″/ Dilemat e tifozëve transalpinë, mjeshtri Wenger i sqaron të gjithë

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Interi ofron Brozovic dhe Eriksen për Cante, Chelsea merr vendimin

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES/ Panucci: Djemtë janë në formë. Nuk kemi frikë nga Turqia

Delo.autor

Leave a Comment