Futboll La Liga

Zidane: Gjërat po funksionojnë mirë në Real Madrid

I shpallur trajneri më i mirë për vitin 2017 në “Globe Soccer Awardws” në Dubai, Zinedine Zidane ka thënë se ky çmim është dëshmi se sa mirë po ecin gjërat për skuadrën e tij, Real Madridin.

Me pesë tituj të fituar në vitin kalendarik 2017, Zidane mund të jetë i kënaqur me punën e tij edhe nëse rezultatet e kohëve të fundit kanë shënuar një lloj rënie në lojën e Realit.

“Dua t’ju falënderoj. Këtu po e përfaqësoj klubin dhe presidentin. Pranimi i këtij çmimi nënkupton se gjërat po funksionojnë mirë”, ka thënë Zidane.

Real Madridi nuk është duke kaluar në formë të mirë në La Liga këtë sezon, pasi tani mbetet 14 pikë prapa Barcelonës, pasi u mposht në shtëpi në El Clasico në xhiron e 17-të.

Related posts

Bale-Manchester United, një marrveshje që mund të kushtojë 380 mln euro

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ I jep fund polemikave, Lewandowski ka vendosur përfundimisht të ardhmen e tij

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Sheiku i PSG-së nis bisedimet me Antonio Conten…

Delo.autor

Leave a Comment