Futboll Sport

Edgar Çani, nga prezantimi si “rock-star”, drejt divorcit të pashmangshëm me Partizanin

Prezantim në stilin “rock-star” për futbollistin më të paguar në Shqipëri, por sot sulmuesi ka përfunduar në fund të hierarkisë. Debutoi në supersfidën ndaj Kukësit, më 18 shtator, por asgjë impresionuese. Gjithsesi, ishte vetëm fillimi, prisnin të ambientohet por nuk u ambientua kurrë. Një sezon i kaluar mes infermierisë, tribunës e stolit. Një gol i vetëm i shënuar dhe një asist. Shumë pak, sa për ta kuptuar, në të njëjtën kuotë është portieri i Teutës, Shpëtim Moçka.

Si të mos mjaftonte zhgënjimi i një formë sportive shumë larg pritshmërive, 28-vjçari ndezi dhe një debat me trajnerin Dalipi. Gjakrat u ftohën dhe sot ish-sulmuesi i përfaqësueses sonë stërvitet me grupin e lojtarëve duke mos neglizhuar asgjë. Në fakt kështu duhet të ndodhë në futbollin profesionist, megjithatë nuk ka më motivim dhe divorci me “demat” është i nënshkruar.

Në dy sezonet e fundit mes Pizës e Partizanit, Çani ka zbritur në fushë si titullar në 14 raste, duke shënuar varfërinë esktreme të vetëm 3 golave. Karriera e sulmuesit është në udhëkryq, me sa duket, gjiganti me paraqitje vikingu e ka humbur etjen për pushtet.

Related posts

SERIE A/ Vendos Ibrahimoviç, Milan triumfon në transfertën deklikate

F.autor

U dëbua nga Spanja/ Lopetegui miraton blerjen e re të Real Madrid nga Botërori

Isa.Autor

OBJEKTIVI I JUVENTUS ËSHTË CHAMPIONS/ Në Spanjë e japin të sigurt largimin e CR7 dhe zbulojnë ekipin e ri

Delo.autor

Leave a Comment