Moto GP Sport

Fenomeni Marc Marquez tregon të ardhmen e Honda-s

Mbi të gjitha pas dy garave të fundit Marc Marquez shfaqet si padron i situatës në krye të klasifikimit. Me kundërshtarët që kanë probleme paka shumë të rënda, piloti i Cervera është sigurisht favoriti numër një edhe në vigjilje të Çmimit të Madh të Francës.

“Le Mans është një pistë në të cilën duhet të punojmë dhe të bëjmë më të mirën tonën për të kërkuar që të mbajmë ritmin e mirë. Në të shkuarën, kemi qenë në gradën që të fitonim ose të dilnim në podium në disa raste, dhe herë të tjera kemi pasur shansin për të shkuar para, por siç thuhet shpesh, çdo sezon është ndryshe”.

“Do të ketë pyetje gjatë kohës, gomat dhe rregullimet, por mentaliteti jonë do të jetë ai i njëjti, si përherë: pozitiv. Këtë vit jemi në nivel të mirë dhe tani presim të shkojmë drejt Francës, tani na duhet që të shohim si do të jetë fundjava, të provojmë të nisim mirë që nga e premtja dhe më pas të garojmë për podium të dielën”, deklaroi Marquez.

Të njëjtën e bën dhe shoku i tij në bokse, Pedrosa: “Çmimi i Madh i Francës prezanton përherë shumë sfida, nisur nga koha, që mund të jetë e paparashikueshme: temperatura mund të jetë e ulët, që mund të na shkaktojë probleme me gomat, do të kërkojmë që të mbajmë përqendrimin dhe të bëjmë një garë të mirë”.

Related posts

VIJON TË JETË AKTIV NË MERKATO/ Milan përgatit blerjen e radhës, nisin bisedimet për mesfushorin…

Delo.autor

KRIZË E THELLË FINANCIARE/ Arkat e Inter-it nuk janë ende të sigurta, klubi “Zikaltër” kërkon hua 400 milionë

Delo.autor

KULUSEVSKI NJERIU I MOMENTIT/ Asiston dhe shënon një super gol për t’i dhënë fitoren Parmës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment