Sport Të tjera

Patrick Mouratoglou: Serena Williams do të luajë në Roland Garros për të fituar

Patrick Mouratoglou, trajneri i tenistes amerikane Serena Williams, ka konfirmuar se ish-numri 1 në botë do të ri në grand slemin e roland Garros. Ky nuk do të jetë një rikthim dosido, pasi tenistja amerikane do të luajë me objektivin e qartë, për ta fituar këtë turne. “Serena mund të bëjë gjithçka nëse ka mundësi. Jam trajneri i saj prej 6 vitesh dhe jam i bindur për këtë gjë”, tha Mouratoglou.

Tenistja amerikane prej disa javësh po stërvitet në Nisë të Francës, në akademinë e trajnerit të saj, në fushat me dhè dhe duket gati për t’u rikthyer në fushë pas dy muajsh. “Pas shtatëzanisë, Serena kishte nevojë për të rimarrë veten fizikisht mbërriti në akademi, më 30 prill, kuptuan se nuk ishte gati për turnetë Masters të Madridit dhe Romës. Kishte nevojë për 5 javë për të qenë gati, punuam fort dhe tani është gati”, tha Mouratoglou.

“Deri më tani gjërat kanë shkuar mirë, Serena është stërvitur fort përmirësohet dita-ditës në të gjitha aspektet. Jam shumë i bindur se në grand slemin e Roland Garros do të arrijë një rezultat të mirë. Ajo rikthehet për të fituar. Pritja ka qenë e gjatë, ndoshta do ta nisë turneun me pak emocione dhe stres, pasi do të luajë në një grand slem, por kjo do ta motivojë më shumë”, tha trajneri i Serena Williams.

Related posts

MBI SHORTIN CHAMPIONS/ Kroos dhe sfida me PSG: Kundërshtari më i fortë i mundshëm, por…

Delo.autor

ËSHTË VETËM 47-VJEÇ/ Ze Roberto ka muskuj që askush tjetër nuk i ka në trupin e tij (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Përflitet se do të mungojë kundër Anglisë, ja e vërteta për Armando Brojën

Delo.autor

Leave a Comment