Futboll Sport

Maradona largohet nga Arabia, merr drejtimin e skuadrës bjelloruse

Diego Armando Maradona i ka dhënë fund eksperiencës së tij si trajner i Al Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të ardhur tashmë në Europë. El Pibe D’oro do të stërvitë klubin bjellorus të Dinamos së Brestit, marrëveshje të cilën e ka arritur para pak orësh.

Por nuk mbaron me kaq, pasi në Bjellorusi Maradona nuk do të bëjë vetëm trajnerin. Klubi i ka besuar atij edhe rolin e Zëvendës/Presidentit të skuadrës, duke i garantuar plotfuqishmëri në drejtimin e skuadrës.

Dinamo Brest militon në ligën kryesore bjelloruse dhe po investon fuqishëm për të synuar titullin kampion, por edhe ecuri në kompeticionet europiane.

Related posts

NGA MIQ NË ARMIQ/ BERISHA presion HYSAJT: Luajmë si ndaj INTERIT dhe marrim…

Isa.Autor

EURO 2020/ Nga një penallti te tjetra, Italia rigjen avantazhin (VIDEO)

Delo.autor

Spal-Milan/ Vendasit kanë fituar vetëm 2 nga 11 ndeshjet në shtëpi

Q.Autor

Leave a Comment