Futboll Premier League Sport

Neville mbron Mourinho: Manchetser United ishte keq edhe me Fergusonin…

Jose Mourinho është akuzuar se e ka bërë Manchester Unitedin tepër mbrojtës, me klubin nga “Old Trafford” që ka braktisur filozofitë, të cilat e bënë atë aq të suksesshëm dhe argëtues për t’u parë. Gary Neville, megjithatë, beson se kujtimet e së kaluarës janë harruar, sepse Manchester United ka luftuar herë pas here në këtë mënyrë edhe nën drejtimin e Fergusonit.

Ai i tha “Daily Mail”: “Nën drejtimin e David Moyes, Louis van Gaal dhe Jose Mourinho është sugjeruar se futbolli nuk është shumë i mirë, ndërsa me Sir Alex Ferguson, ndodhte ndryshe. Po ju harroni lojërat e këqija të asaj kohe, fitoret e mundimshme 1-0, apo humbjet e tmerrshme.

Unë mendoj se tregohemi shumë idealistë për atë që ishte futbolli nën drejtimin e Sir Alex. Unë kam qenë atje për një pjesë të madhe të kohës, që 21 vjeç, dhe pashë çdo lojë. Po, në disa raste ishte mahnitëse, por nga viti 2003 deri në vitin 2006 nuk ishte mirë. Kam luajtur në atë ekip, nuk ishte mirë. Ne nuk ishim duke luajtur në një nivel të lartë”.

Related posts

NDËR EMRAT MË TË PËRFOLUR NË SERIE A/ Njihuni me notën e sezonit për Thomas Strakoshën

Delo.autor

PSG RINOVON ME ANGEL DI MARIA/ Kontrata deri në vitin 20.. (VIDEO)

Isa.Autor

REAL MADRID-VALLADOLID/ Zidane me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment