Futboll Sport

Partizani beson ende tek Europa, me grup të plotë ndaj Flamurtarit

Partizani ka rifilluar të martën përgatitjet, pas një dite pushim, për ndeshjen e radhës të Superiores, ndaj Flamurtarit, e vlefshme për javën e 35-të të kampionatit. Grupi i lojtarëve të kuq, në drejtimin e trainerit Klevis Dalipi dhe stafit teknik, ka zhvilluar seancën e pare, në orën 10:30, në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare”, në Kamëz.

Përgatitje të diferencuar ka kryer sulmuesi Progni, si pasojë e një shqetësimi muskulor, por ai nuk e rrezikon sfidën ndaj Flamurtarit. Forma e lojtarëve paraqitet pozitive, ndërkohë që për përballjen e së shtunës, trajneri Dalipi nuk vuan skualifikime, duke patur në dispozicion grupin e plotë. Seanca e sotme do të zhvillohet në orën 10:30, si zakonisht, në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare”.

Related posts

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchester United-Wolves. Rezultati 1-0

Delo.autor

MAROTTA FLUTURON DREJT SPANJËS/ Interi i rikthehet “fiksimit” të vjetër, bën pazar tek…

Delo.autor

DUEL TITANËSH/ Fedor triumfon në betejën e legjendave ndaj Sonnen (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment