Futboll Sport

RUSI 2018/ Skandali, manuali i Federatës Argjentinase tregon si të joshësh femrat ruse

Drejtuesit, trajnerët, gazetarët dhe futbollistët do të udhëtojnë në Kupën e Botës të shoqëruar nga një manual të prodhuar nga Federata e Futbollit. Dhe një pikë tregon sesi të joshësh femrat ruse.

Dhe normalisht që manuali është kritikuar në mediat sociale, ku janë shpërndarë dokumentet.

“Çfarë të bësh kur të jepet mundësia me një femër ruse,” është titulli i sektorit të përfolur.

Disa këshilla të tjera kishin të bënin me higjienën dhe veshjen, si dhe paralajmërohet të mos bëhen pyetje të mërzitshme.

“Shumë meshkuj, pasi femrat ruse janë të bukura, thjesht duan të shkojnë në krevat me to,” shkruhej në një tjetër rresht që bie në sy.

“Mbase edhe ato duan, por edhe ato janë njerëz dhe duan të ndihen të rëndësishme.

“Këshilla është të trajtosh femrat që ke qejf si njerëz të denjë.”

Pas skandalit, sektori është fshirë nga Federata.

Related posts

FRANCË-KROACI/ Finalja që mund të bëj realitet një ëndërr madhështore

Isa.Autor

NGA RINOVIMI TEK HEQJA E SHIRITIT/ Ja deklaratat se si Wanda shkatërroi Icardin dhe Interin

Delo.autor

NGA EGBO TEK SKËNDER GEGA/ Trajnerët që u larguan nga klubet e Superiores gjatë 2020

Delo.autor

Leave a Comment