Futboll Sport

Trajneri i ri i Paris Saint-Germain kërkon tre blerje…

Trajneri i ardhshëm i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, ka kërkuar tre përforcime të mëdha për ekipin e tij gjatë verës së ardhshme. Gjermani, që do të marrë vendin e Unai Emery në “Parc des Princes”, mbi të gjitha kërkon një portier edhe emri i parë në listë është ai i Thibaut Courtois. Marrëveshja me belgun mund të arrihet pasi ky i fundit ka refuzuar rinovimin e kontratës me Chelsea.

Në mbrojtjes, sipas asaj që shkruan “Don Balon”, Tuchel kërkon francezin e Barcelonës, Samuel Umtiti. Emri i tij është përfolur edhe për një kalim te Manchester United, teksa do të mjaftonin 45 milionë euro për ta larguar nga “Camp Nou”, ashtu si e parashikon klauzola.

Në fund, Tuchel ka nevojë edhe për një mesfushor kalibri, që të zëvendësojë Thiago Motta, i cili pas pesë vitesh si titullar i ka dhënë fund aventurës në Francë. I preferuari i ish-trajnerit të Borussia Dortmund është Casemiro. Edhe në këtë rast marrëveshja mund të arrihet, pasi braziliani nuk gëzon më simpatinë e Zinedine Zidane që ka filluar ta lërë në stolin e Real Madrid.

Related posts

Everton dhe Inter shfaqin interes për mesfushorin e Nantes

Sadik.Autor

Maradona: Nuk mendoj se CR7 është lojtari më i mirë në histori, në asnjë mënyrë

Q.Autor

“ARMENËT NUK LANË HAPËSIRA”/ Mancini flet pas ndeshjes: Kartoni i kuq na penalizoi, pasi…

Delo.autor

Leave a Comment