Futboll Seria A

Pritshmëritë e mëdha për ndeshjen ndaj Fiorentinas, Gattuso: Nuk jam magjistar!

Gattuso nuk pret që Milani i tij të jetë i frikshëm vetëm sepse fitoi derbin kundër Interit. Ai kërkon që lojtarët të punojnë shumë dhe të shfaqin më të mirën në fushë.

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka paralajmëruar se nuk është magjistar për t’i ndryshuar gjërat sa hap e mbyll sytë, para ndeshjes me skuadrën e “organizuar” të Stefano Piolit, Fiorentina.

Milani mposhti Interin në mes-javë në kuadër të Kupës së Italisë, por kanë humbur dy ndeshje me radhë në Serie A dhe këtë vikend i pret një tjetër duel i vështirë në “Artemio Franchi”.

“Nuk jam magjistar”, u përgjigj Gattuso kur u pyet nëse fitorja në derbi do të jetë një pikë kthese për Milanin e tij.

“Është ndeshje e vështirë, por duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Duhet të punojmë dhe të shfaqim më të mirën me seriozitetin që kam parë këto ditë. Duam të përfundojmë pjesën e parë të sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme”, shtoi ai.

Related posts

E KËRKUAN TË GJITHË/ BAYERN “blindon” SUPER mesfushorin SPANJOLL

Isa.Autor

REALI PRET PËRFUNDIMIN E HETIMIT NGA UEFA/ Perez bën gati 300 milionë euro

Sadik.Autor

UELLSIANI KRITIKOHET NGA TË GJITHË/ Courtois sulmon: Ai ka një talent të madh por është mëkat që…

Delo.autor

Leave a Comment