Futboll La Liga Sport

BAYERN MUNICH FAVORIT? De Jong: Nuk na intereson! Mirëpres Pjanic

Në prag të ndeshjes kundër Bayern Munich, mesfushori holandez i Barcelonës, Frenkie de Jong foli për klimën e përtërirë të besimit që mbretëron brenda ekipit të Blaugrana pas fitores kundër Napolit, edhe pse gjermanët duken të favorizuar: “Nuk më intereson kush është favoritja. Bayern është një ekip i shkëlqyer, por ne do të shohim se çfarë ndodh dhe kush do të jetë më i mirë”, tha ai në një intervistë për BeIN Sport.

“Jemi ndër favorite sepse Barcelona është gjithmonë. Por ka disa ekipe që mund të fitojnë Ligën e Kampionëve. Ekipi arriti në Lisbonë me shumë besim, jemi një nga skuadrat më të mira në botë, me lojtarë të shkëlqyeshëm. Me Napoli ishte një ndeshje e mirë, fituam kundër një kundërshtari të vështirë. Luajtëm një pjesë të parë super dhe kjo na bëri të ndjehemi më të qetë në të dytën”.

De Jong ko, Barcellona in emergenza: e ora Pjanic-Arthur? - Tuttosport

Në fund, ish-ylli i Ajax i uron mirëseardhjen Pjanic sezonin tjetër: “Pjanic është një lojtar i jashtëzakonshëm, vendos cilësinë kur e ka topin në këmbët e tij. KLam luajtur kundër tij sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve. Jam i sigurt që do ta fuqizojë edhe më shumë Barcelonan”.

Related posts

E RRALLË/ Man United mbërrin në Angli, Mourinho mbrohet nga FORCA të ARMATOSURA (FOTO)

Isa.Autor

BASKETBOLL/ Bayern mposht Barcelonën dhe ngjitet i treti, fitojnë edhe Real e CSKA Moskë

Delo.autor

PAS 11 FITORESH RADHAZI/ Interi ndalet nga Napoli dhe ndajnë pikët në “Maradona Stadium”

Delo.autor

Leave a Comment