Moto GP Sport

MotoGP/ Lajm i mirë për skuderinë Suzuki, vjen zyrtarizimi

Më në fund ka arritur zyrtarizimi i rinovimit të kontratës për dy vite për spanjollin Alex Rins, i cili garon për Suzuki-n zyrtar. Njoftimi vjen pikërisht nga sajti i Team Ecstar Suzuki, i cili ka bërë një komunikatë për shtyp. Lajmi po qarkullonte prej kohësh, siç ka bërë me dije dhe në disa raste shtypi spanjoll.

Nga ana tjetër, Rins nuk e fsheh kënaqësinë për akordin e gjetur me skuderinë. “Jam shumë i lumtur për rinovimin. Duke u nisur nga vitet e mia në Moto2, duke menduar për MotoGP, në sytë e mi ishte e qartë që projekti i Suzuki-t ishte më i vlefshëm dhe më interesant. Debutimi im vitin e shkuar nuk ishte i thjeshtë,  por kam pasur përherë afërsinë dhe mbështetjen e ekipit Suzuki.

Së bashku ia kemi arritur që të përmbysim situatën me punë, kemi kaluar situata dhe momente të vështirë deri sa arritëm podiumin e parë këtë vit në Argjentinë. Projekti që ekipi ka menduar, për mua është fantastik, e di që mund të me aftësitë që kam të mbështetem te kjo skuadër dhe te ky ekip që të jep mundësi për zhvillim dhe përmirësim, ndaj jam i sigurt se së bashku do të luftojmë për rezultate të mëdhenj. Tani duhet të punojmë me qetësi për të parë se ku mund të arrijmë”.

Related posts

MERRET VENDIMI/ UEFA i zyrtarizon goditjen e radhës Tiranës, ja kur vjen në Shqipëri

Delo.autor

INTER-BOLOGNA/ “Zikaltërit”, për fitoren e tretë radhazi sezonale. Ja statistikat…

Delo.autor

NIS KEQ AVENTURA TEK INTER/ Lojtari i ri i “zikaltërve” pëson dëmtim, ja sa do mungojë

Delo.autor

Leave a Comment