Futboll Sport

Iker Casillas: Do të luajë edhe për një sezon…

Pas shumë spekulimesh duket se është zgjidhur përfundimisht e ardhmja e Iker Casillas. Gazeta portugeze “O’Jogo”, sot në mëngjes, mbante si titull kryesor rinovimin e ish-portierit të Real Madrid, duke shkruar Casillas do të firmoste marrëveshjen e re me drejtuesit e Porto, për të vazhduar karrierën deri në qershor 2019.

“Shpresoj që të qëndrojë edhe për një sezon. Po bisedojmë për rinovimin,” – deklaroi shkurtimisht ish-portieri i Spanjës.

Problemi i vetëm, sipas shtypit portugez, ka të bëj me pagën e lojtarit. Ai kërkon më shumë sesa i ofron Porto, por tani është kuptuar se dëshira e tij është të vazhdojë karrierën e nisur 25 vite më parë…

Related posts

“DJAJTË” NË SHITJE/ Njeriu më i pasur në Britani kërkon United, “dehen” mediat

F.autor

Rrëfimi i bujshëm : “Tërhiqem nga kombëtarja! Deschamps dhe Kupa e Botës më shkatërruan, do të…

Isa.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Atletico Madrid-Liverpool. Rezultati 2-3

Delo.autor

Leave a Comment