Futboll Seria A Sport

Mbrojtësit e krahut, synimi i Juventus në merkaton e verës…

Juventus i jep gaz në merkato, në kërkim të futbollistëve anësorë. Eshtë momenti që e kërkon dika të tillë dhe drejtuesit e kampionëve të Italisë po ndjekin disa pista, për të mbyllur marrëveshjet mundësisht brenda mesit të muajit qershor.

Objektivi kryesor është Matteo Darmian, aktualisht te Manchester United, me të cilin bardhezinjtë kanë folur prej kohësh nisur edhe nga fakti se lojtari nuk bën më pjesë në planet e “djajve” dhe dëshiron të rikthehet në Torino, ku u bë i famshëm me fanellë “granata”.

Faktikisht, Juventus ka boshllëk në të dyja krahët, pasi Lichtsteiner dhe Asamoah nuk kanë rinovuar kontratën dhe në dyshim është e ardhmja e Alex Sandro, teksa i konfirmuari i vetëm është De Sciglio.

Në këto kushte, Juventus ka nevojë për dy lojtarë të tjerë krahas Darmian dhe ish-mbrojtësit të Milan. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, dy emrat që po ndjek më me kujdes Marota janë Arias i PSV Eindhoven dhe Filipe Luis i Atletico Madrid.

Related posts

NETHERLANDS-GERMANY/ Holandezët barazojnë shifrat, shënon Depay

Delo.autor

SPANJË VS ANGLI/ Starton ndeshja, ja formacionet zyrtare

Isa.Autor

MBI ÇËSHTJEN E EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Lucescu: Historia më e keqe që kam jetuar në botën e futbollit

Delo.autor

Leave a Comment