Futboll Sport

Lika: Ta mbyllim me sukses për pjesëmarrjen në Europë

Ndeshja e fundit është përballë tifozëve tanë dhe me një kundërshtar shumë të fortë që e ka fituar titullin. Pavarësisht se do të vijnë me ndonjë mungesë, do të jetë e vështirë, por ne si gjithmonë do të japim maksimumin tonë. Duam të dalim me sukses jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe në takimin e fundit, për të realizuar objektivin tonë, pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Luftëtari ka një diferencë prej 3 pikësh ndaj Laçit e Partizanit dhe për këtë arsye një fitore eventuale përballë Skënderbut mund të mos ishte e mjaftueshme për të prenotuar biletën europiane, megjithatë tekniku i bluzinjve thekson se skuadra duhet të përqendrohet tek vetja, pasi është vetëm Luftëtari që e ka në dorë realizmin e objektivit

Ne jemi të përqendruar te vetvetja, çdo gjë varet nga ne. Nëse marrim rezultatin e duhur, s’kemi pse shohim nga kundërshtarët. Duam ta mbyllim sezonin me rezultate pozitive.

Megjithëse suksesi në sfidën e radhës mund të jetë vendimtar, trajneri Lika, ndoshta edhe për të reduktuar ngarkesën emocionale, deklaron se gjithçka do të vendoset në takimin e fundit ndaj Lushnjës.

Për ne kampionati mbaron në sfidën e fundit. Sigurisht që jemi përqendruar te Skënderbeu.

Related posts

TENIS/ Nadal më i mirë në histori, Medvedev synon të zbresë Djokovic nga froni

Delo.autor

Roma në kërkim të një sulmuesi, ‘piketohet’ Adnan Januzaj

Q.Autor

NATIONS LEAGUE/ Aksion perfekt nga Gjermania, sulmuesi Werner nuk fal (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment