Futboll Sport

Sowe: Dua Kupën dhe çmimin e “Këpucës së Artë”

Ali Sowe apo Sindrit Guri? Dilema për “Këpucën e Artë” qëndron midis dy “bomberave” të kampionatit. Ashtu si Skënderbeu me Kukësin ndajnë vendin e parë e të dytë, edhe Sowe me Gurin ndajnë vendet e kreut në klasifikimin e golashënuesve. Sulmuesi nga Gambia udhëheq me një realizim më shumë dhe me avantazhin që Guri mund të mos luajë në ndeshjet e mbetura.

Do të ishte diçka e mirë “Këpuca Artë”. Janë dhe dy ndeshje, por nuk ka mbaruar asgjë. Do të përpiqem të shenoj sa më shumë dhe pastaj do të bëj llogaritë.

Një karrierë sigurisht e nisur mes të panjohurave, që dhuron një kampionat i vogël, sidomos për një lojtar që vjen nga Seria A. 24-vjeçari bën një analizë të aventurës së tij në Shqipëri, ku mund të fitojë gjithçka brenda një sezoni.

I jap merita vetes, stafit që më ndihmoi të punoj. Ndihem mirë fizikisht dhe kjo është më e rëndësishmja që më bëri mirë për të qenë deri në fund në gjendje optimale.

Kur erdha këtu, e kam ëndërruar një ecuri të tillë, sepse erdha për të fituar gjithçka. Jam i kënaqur. Kemi përpara Kupën e Shqipërisë, por dhe “Këpucën e Artë”.

Gjatë kësaj periudhe më ka ndryshuar personaliteti si lojtar. Shoh që kam ndryshuar shumë duke punuar, duke u perpjekur të fitoj gjithçka.

Te Skënderbeu Sowe ka gjetur ambientin perfekt. E ardhmja është diçka që për momentin nuk e mendon, edhe pse ndaj tij interesi është zgjuar.

Më kanë pritur mirë këtu. Te Skënderbeu ka djem të shkëlqyer. Osmani është i çmendur, por është një djalë i mirë. Ka zhurma për të ardhmen time. Te Chievo më kanë thënë që nuk do të flasin me asnjë deri në fund të sezonit.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern Munich mposht dhe eliminon Barcelonën

Delo.autor

“NUK JAM I KËNAQUR KËTO DY VITE”/ Mesfushori i Juventus rrëfen vështirësitë që ka kaluar tek “bardhezinjtë”

Delo.autor

FILLOJNË PUSHIMET PARA KOHE/ Real Madridi pëson gol në fund të pjesës së parë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment