Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Mikel Arteta arrin marrëveshjen me Arsenalin!

Mikel Arteta raportohet të ketë arritur marrëveshjen me Arsenal për të qenë pasardhësi i Arsene Wenger.

Korrespondenti i Arsenal për Goal pretendon se Arteta do të jetë trajneri i ri i Topçinjve.

36-vjeçari Arteta ka qenë pjesë e klubit nga a2004 deri në 2012 pas transferimit nga Everton.

Dhe Wenger i ka thurur elozhe mesfushorit spanjoll: “Ai ishte një lider ka pasion të madh për lojën, e njeh mirë klubin çka është shumë e rëndësishme,” shprehet ai për beIn Sports.

“Ai i ka kualitetet, por nuk dua të influencoj publikisht gjetjen e trajnerit të ri.”

Raportet në Spanjë sugjerojnë se Arteta do të joshë Xabi Alonso-n t’i bashkohet në Angli, teksa kërkon ta punësojë si asistentin e tij nëse bëhet trajneri i Arsenal.

Related posts

“EURO 2020″/ E pabesueshme, mesfushori Barella ndëshkon Belgjikën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

NGA HYSAJ TEK VESELI/ Ja pagat e futbollistëve SHQIPTARË në Serinë A (LISTA)

Isa.Autor

Barcelona ofron Rafinhan dhe 35 milionë euro për mesfushorin e Tottenham

Sadik.Autor

Leave a Comment