Futboll Sport

Ëndrra “në sirtar” e De Laurentiis: Një Europian, në vend të Champions League

Një propozim i çuditshëm, në kuadrin e një ëndrre në sirtar, vjen nga presidenti i Napolit, De Laurentiis.

 “Ta zhdukim Champions League për të krijuar një kampionat europian me 20 skuadrat më të mira”, shprehet shefi i “të kaltërve” nga jugu i Italisë, nënkampionë të këtij sezoni në Serie A.

Një ide që duke pasur parasysh kalendarin sportiv duket e parealizueshme.

Presidenti i Napolit do të donte një kampionat me ndeshje vajtje-ardhje që do të mund të luheshin të mërkurave dhe të enjteve, gjë që në total do të nënkuptonte 38 ndeshje, të cilave do t’iu shtoheshin edhe 38 javët e kampionatit.

Me këto përllogaritje, një skuadre pretendente do t’i duhej të zhvillonte 76 ndeshje në sezon, një target thuajse i pamundur. Kësisoj, edhe fatet e Champions League nuk janë aspak të rrezikuara.

Related posts

FITORJA NË CAS si gur themeli për RINGRITJEN, MILANI: Do ishte mëkat…

Isa.Autor

Mesfushori i Liverpoolit dëmtohet rëndë, humb edhe Botërorin

Sadik.Autor

“HEDH GREPIN” NGA ITALIA/ Atletico Madridi gati 35 milionë euro për yllin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment