Futboll

Kontaktet me Barcelonën, Gremio i vendos çmimin Arthurit

 Në afatin kalimtar të transferimeve, Gremio i ka vënë çmimin prej 30 milionë eurove, Arthurit që kërkohet nga Barcelona.Interesimi i Blaugranave pas paraqitjes së mirë të brazilianit në Kupa Libertadores ka ngritur në alarm klubin.

Një foto e bërë e lojtarit me fanellën e Barcelonës, kishte hapur shumë zhurmë në ditët e shkuara.

Kjo ka bërë që Gremio te mendojë se lojtari mund të largohet në dimër, pasi lojtari ka marr edhe një thirrje nga Selecao dhe mund të jetë pjesë e Kupës së Botës.

Sipas Globoesporte, 60 për qind e kartonit i takon klubit të Porto Alegres, 20 për qind Celso Rigos dhe 20 që qind familjes së Arthurit.

Barcelona mendon të shpenzojë 25 milionë euro për lojtarin, pasi Ernesto Valverde ka kërkuar një përforcim në dimër.

Related posts

CHAMPIONS/ Interit i vijnë kujtimet e “tripletës” në Camp Nou, Hysaj në misionin e pamundur përballë “vrasësve” francez

Isa.Autor

NUK DO TA BESONI/ REALI kërkon shërbimet e mesfushorit “VRASËS” tek ARSENALI

Isa.Autor

DËMTIMET NJË PROBLEM SERIOZ PËR INTER/ Braktis grumbullimin me Kombëtaren dhe rikthehet në ekip talenti…

Delo.autor

Leave a Comment