Futboll Sport

I shënoi gol Partizanit pak javë më parë, Moçka i bën “hatanë” Teutës para sfidës me Lushnjen

Shpëtim Moçka ishte njeriu i ndeshjes pak javë më parë në takimin që Teuta luajti ndaj Partizanit, pasi “gardiani” i durrsakëve mundi të shënojë ndaj të kuqve në fund të ndeshjes, duke i dhuruar një “pikë të artë” skuadrës së tij pas barazimit 1-1.

Sot, kur Teuta rrezikon shumë, pasi është në listën e ekipeve pretendente për të rëndë nga kategoria, “gardiani” nuk mundet ta ndihmojë për shkak të një viroze gripale që ka zënë Moçkën.

Në këto kushte, trajneri Gentian Begeja është i detyruar të bëjë ndryshime që në portë. Pritet që vendin e “veteranit” ta zerë Elhan Kastrati i cili ka ngrohur stolin këtë sezon, por që sot ka mundësinë e madhe të tregojë vlerat edhe pse përballë do të kenë një kundërshtar të lehtë, të paktën në letër.

Related posts

LIVE/ Brazil-Belgjikë: Sfida ku spektakli dhe emocionet janë të garantuara

Isa.Autor

Salah e fiton “Këpucën e Artë” në Premier League

Sadik.Autor

I SHËNOI GOL KOSOVËS/ Infektohet me COVID-19 pas ndeshjes në Prishtinë sulmuesi i Greqisë

Delo.autor

Leave a Comment