Futboll Seria A Sport

Pogba, Pirlo dhe Buffon kryesojnë top-formacionin e Juventusit 7 herë kampion

Përpara ndeshjes së fundit të sezonit të Seria A, “Goal.com” ka përzgjedhur formacionin më të mirë të Juventusit në periudhën kohore të fitimit të shtatë titujve radhazi.

Gianluigi Buffon
Zgjedhja më e lehtë për të bërë në këtë top-formacion bardhezi, sepse kemi të bëjmë me një legjendë të Juventusit. Buffon ka luajtur një rol vendimtar në çdo fitore të titullit, në këtë periudhë. Ai ka qenë titullar konstant mes shtyllave, gjatë 15 viteve të fundit, madje duke qëndruar me klubin bardhezi edhe pas rënies së tij në Seria B. 40-vjeçari po i jep fund kohës së tij te Juve.

Stephan Lichtsteiner
Një tjetër lojtar, që ka luajtur rol të dukshëm në secilin prej shtatë titujve radhazi. Lichtsteiner ka qenë një nga interpretuesit më të qëndrueshëm në ekipin e Juventusit, gjatë kësaj kohe, në rolin e tij. Energjia e tij dhe vrapimi i pafund e kanë futuar atë në grupin “Swiss Express”. Ashtu si Buffon, edhe anësori zviceran do të largohet nga Juve këtë verë.

Giorgio Chiellini
Ka qenë e Juventusi që nga Seria B dhe, në vitet e fundit, e ka vendosur veten si një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Chiellini ka qenë një lojtar kyç, në çdo sezon fitues, por jo më shumë se në edicionin 2011-2012, kur Juventusi e fitoi titullin i pamposhtur, duke pësuar vetëm 20 gola në këtë proces.

Leonardo Bonucci
Krahas Andrea Barzagli dhe Chiellini, Bonucci krijoi njërën nga njësitë mbrojtëse më të frikshme në botë. Ai është një mbrojtës i pabesueshëm dhe, gjithashtu, mburret me një gamë të mrekullueshme pasimi. Krijoi një surprizë të madhe verën e kaluar, kur e la Juven për Milanin.

Alex Sandro
Eshtë një shtesë relativisht e fundit e skuadrës së Juventusit, në krahasim me pjesën tjetër të mbrojtjes, por ka qenë mbresëlënës, që kur erdhi nga Porto, më 2015. Në tri sezonet e tij në klubin bardhezi, braziliani ka provuar të jetë më i miri mbrojtës i krahut të majtë, me mentalitetin e tij sulmues dhe aftësinë për të pasur topin.

Andrea Pirlo
Kur Andrea Pirlo nënshkroi me Juven në vitin 2011, si një transferim i lirë, ishte tashmë në të 30-at, por përfundoi duke shijuar vitet më të mira të karrierës së tij te “Zonja e Vjetër”. Pirlo tregoi klasin e tij gjatë gjithë kohës te Juventusi, duke fituar titullin në të katër sezonet e kaluara në Torino, përpara se të shkonte te New York City, në vitin 2015.

Arturo Vidal
Mesfushori kilien ka kaluar të njëjtat (katër) sezone te Juve, si Pirlo. Ai ishte i madh te bardhezinjtë, një mesfushor i palodhur. Gjithashtu, kilieni shënoi 18 gola në sezonin 2013-2014, përpara se të nisej te Bayern Munich, 12 muaj më vonë.

Paul Pogba
Pogba kompleton mesfushorin e tretë, së bashku me Pirlo dhe Vidal, që e ndihmuan Juve në finalen e Ligës së Kampionëve 2015. Në atë kohë u tha se ishte turi më i mirë i mesfushës në botë. Ndërkombëtar i Francës ishte guri i çmuar i Juventusit, që luajti gjithë sezonin, para se të kthehej te Manchester United për një lëvizje rekord botëror, në vitin 2016.

Paulo Dybala
Argjentinasi ka shënuar 52 gola në 92 ndeshje të Seria A për Juventusin dhe ka shfaqur rregullisht shkëlqimin e tij gjatë tri sezoneve të kaluara.

Gonzalo Higuain
Higuain u ble për 75 milionë euro nga Napoli, pasi Paul Pogba u largua nga klubi. Një shumë e justifikuar kjo, e shpenzuar për 28-vjeçarin, pasi në ë tria sezonet si bardhezi ka qenë sulmuesi më pjellor i Serie A. Golat e tij e kanë ndihmuar Juven që të fitojë dy titujt e fundit. Sulmuesi argjentinas ka shënuar gjithashtu 10 gola në Ligën e Kampionëve për klubin bardhezi.

Carlos Tevez
Tevez ka gëzuar një rikrijim të karrierës te Juventusi, me Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri duke arritur të marrin më të mirën prej tij, ndërsa shënoi 39 gola në 66 ndeshje të luajtura në Seria A.

Related posts

Fiorentina i rinovon përjetë kontratën Astorit, të ardhurat i shkojnë bashkëshortes dhe vajzës së vogël (FOTO)

Q.Autor

HUMBËN SUPERKUPËN/ Casemiro gjen FAJTORIN: “Ta harrojmë Ronaldon”

Isa.Autor

Kroos dhe Ronaldo, futbollistët me më së shumti Kupa të Botës për Klube në histori

Q.Autor

Leave a Comment