Futboll La Liga Sport

Sergio Ramos do ta mbyllë karrierën në SHBA, te klubi i legjendës angleze

Sergio Ramos po konsideron një lëvizje drejt “Major League Soccer”, për t’u bashkuar me ekipin e David Beckham në Miami, kur kontrata e tij me Real Madridin të përfundojë, raporton “Don Balon”. Mbrojtësi spanjoll dhe ish-shoku i tij i ekipit janë ende miq të ngushtë, ndaj Ramos po e mendon seriozisht një lëvizje drejt SHBA, ku të kalojë vitet e muzgut të karrierës. Përflitet se skuadra nga Miami do të bashkohet me MLS në vitin 2020.

Natyrisht, nuk bëhet fjalë për ta braktisur klubin e bardhë menjëherë. Aspak fare. Atij i kanë mbetur ende disa vite në nivelin më të lartë. Por, sapo të përfundojë kontratën e tanishme, e ka ofertën e Beckham gati. Ish-kapiteni i Anglisë ka raport shumë të mirë me Sergio Ramos.

Prandaj, nuk është e pazakontë që vetë Beckham i ka ofruar të luajë në MLS, në klubin e tij, në Miami. Një propozim që, natyrisht, shoqërohet me një shifër të mirë ekonomike. Kjo është mundësia e një pensionimi të artë, në një vend të mrekullueshëm për të kaluar vitet e fundit të karrierës, duke i shijuar gjërat në një nivel tjetër.

Related posts

E PABESUESHME/ Thyhet rekordi 106-vjeçar! Talenti brazilian shkruan historinë, bëhet futbollisti më i ri që…

F.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Tirana-Kukësi. Rezultati 1-3

Delo.autor

NGA MERKATO TEK PËRPLASJA ME REALIN/ Rrëfehet Marotta: Historia e Interit është e pasur me suksese

Delo.autor

Leave a Comment