Futboll Seria A Sport

Milani sakrifikon dy sulmues për ta transferuar ish-mesfushorin e Manchester United

Memphis Depay është bërë objektivi kryesor i Milanit për reaptin sulmues. Sulmuesi holandez ka shkëlqyer në Ligue 1 me fanellën e Lyonit këtë edicion pas dështimit që kishte tek Manchester United. Milani po tenton me çdo kusht transferimin e lojtarit gjatë merkatos së verës. Madje Rossonerët janë të gatshëm t’i shesin dy sulmues vetëm e vetëm t’i grumbullojnë paratë për Depayn.

 

Ekipi italian i ka vënë çmimin prej 15 milionë eurove sulmuesi kolumbian Carlos Bacca që aktualisht i huazuar tek Villareal. Ndërkohë në shitje është nxjerrë edhe kroait Nicola Kalinic që ka dështuar këtë vit te Milani.

Për Kalinicin interesim ka shprehur Wolfsburgu dhe klubi gjerman është gati të paguaj 20 milionë euro.Me 35 milionët e fituar, Milan pritet t’i shpenzojë të gjitha në Depayn për ta përforcuar fazën ofensive. Futbollisti holandez në 50 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar 19 gola dhe ka dhuruar 17 asistime.

Related posts

E PABESUESHME/ Ronaldon nuk e mbajnë nervat, godet me shpullë futbollistin e Irlandës (VIDEO)

Delo.autor

Messi këshillon drejtuesit e Barçës: Blini Salah!

Sadik.Autor

HUMBJA NË DERBI/ Alarm tek Tirana, Halili: Do ketë ndryshime në…

Isa.Autor

Leave a Comment