Futboll Premier League Sport

Uest Bromuiç “bie” nga Premier League, por fiton më shumë se…Juventus

Arkëtime të “shfrenuara” janë regjistruar nga Premier Liga për sezonin 2017-’18. Falë të drejtave televizive, në arkat e 20 klubeve janë derdhur 2.7 miliard euro, 2.4 milionë më shumë se kampionatin e kaluar. Në krye nuk është Mançester Siti (170 milionë), kampion me 100 pikë, por Mançester Junajtid me 171 milionë euro.

I fundit në klasifikim qëndron Uest Bromuiç Albiol me 108 milionë, por që në të vërtetë qëndron “vetëm” 63 milionë më pak krahasuar me të parën në listë: një diferencë “minimale” e bërë e mundshme falë kritereve të aplikuara: 50 për qind e shumës totale ndahet në pjesë të barabarta për gjithë pjesëmarrësit, ndërsa 50 për qind e mbetur ndahet në bazë të paraqitjeve në lidhjet direkte të skuadrës (25%) dhe të pozicionit në klasifikim në fund të kampionatit (25%).

Ofertat e limituara në televizion (vetëm 45% e eventeve të transmetuar live) lejojnë kampionatit anglez të vlerësohet më së miri: Uest Bromuiç, në fakt, arkëton më shumë se Juventusi (107,3 milionë), i pari në Itali për fitimet nga të drejtat televizive. Në Serinë A, ndër të tjera, ka një hendek prej 83 milionësh mes të parës dhe të fundit të klasifikimit. Në trevjeçarin 2019- 2022, të drejtat televizive pritet të rriten në 4,6 miliardë.

Related posts

E DHIMBSHME/ Po bënte prova, aksidentohet pë vdekje piloti portugez… (FOTO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË SPANJË/ Ja momenti kur Rey Manaj realizon një gol “alla Messi” me Barcelona B (VIDEO)

Delo.autor

Si dështoi transferimi i Arjen Robben te United

Sadik.Autor

Leave a Comment