Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Ndalet Juventus-Verona, të gjithë në lot për Buffon (VIDEO)

Gjithçka ka ndalur në minutën e 64-t. Trajneri Massimiliano Allegri ka zëvendësuar legjendën Gialuigi Buffon, i cili ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Juventus.

Është fundi i një epokë të mbushur me suksese, rënie dhe rimëkëmbje. Me emocione dhe lot, si ata që kanë derdhur të gjithë tifozët e pranishëm në “Allianz Stadium”.

Lot që nuk ka arritur t’i përmbajë as vetë numri një i “Zonjës”, i cili është përshëndetur nga të gjithë shokët e skuadrës së tij dhe ata të Verona-s. Momente drithëruese që mund t’i shijoni në videon e mëposhtme.

Related posts

ANALIZA/ Sfidë portugeze në sulm, por Milan-Juventus do vendoset nga… krahët

Delo.autor

VLLAZNIA NË KRIZË REZULTATESH/ Tensionet brenda grupit, ja prapaskenat te klubi shkodran

Delo.autor

Trajneri i Suedisë: Portieri i Anglisë bëri diferencën, mund të ishim kualifikuar ne

Isa.Autor

Leave a Comment