Futboll Sport

SERIE A/ Juventus e mbyll me fitore, Buffon përcillet si legjendë (FOTO)

Dita e sotme ishte festë për bardhezinjtë, por edhe një ditë lamtumire, pasi Gigi Buffon, portieri dhe kapiteni legjendar i Juventusit, i dha lamtumirën skuadrës torineze.

Numri 1 i skuadrës torineze luajti sot 63 minutat e fundit para tifozërisë që e ka brohoritur pa fund dhe që sot i dhuroi një ‘stand ovation’ spektakolar, ndonëse mes lotësh për faktin që nuk do të shohin më Gigin në portën e Juventusit.

Në sfidën e sotme shënuan Rugani e Pjaniç për Juventusin dhe Çerçi për Veronën, teksa gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, kur edhe Lichsteiner humbi një 11-metërsh.

Në fund të takimit, Gigi Buffon bëri edhe një xhiro të fundit rreth e qark tribunave, duke u përqafuar me fansat e Juventusit, të cilët sot kishin ardhur për të nderuar kapitenin e tyre legjendar.

 

 

https://twitter.com/JNorreno/status/997842603814027264

Related posts

Heroi i finales së 2014 reagon pas lënies jashtë nga Rusi 2018

Sadik.Autor

XHAFERRI “THYEN” PREMTIMIN/ Vllaznia mbulohet nga milionat pas fitores me Tiranën. Ja premioja për kuqeblutë

Delo.autor

Marcelo: Ai është i madh dhe të gjithë të mëdhenjtë duhet të luajnë me Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment