Futboll Sport

Low: Gotze është djegur, u pendova kur i thashë se duhet të tregonte se ishte më i mirë se Messi!

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, tha se është penduar për atë që i tha futbollistit Mario Gotze, në momentin e aktivizimit në finalen e Kupës së Botës 2014, “tregoji botës se je më i mirë se Messi”, pasi futbollisti, që shënoi golin e fitores kundër Argjentinës, ka njohur një rënie të vazhdueshme që nga ajo ditë.

25-vjeçari Gotze, i cili nuk është grumbulluar nga Low, për kampionatin botëror që fillon më 14 qershor në Rusi, ka pasur një sezon shumë larg pritshmërive me Borussia Dortmund.

“Ajo që i thashë në momentin që vendosa ta aktivizoj në finale ishte një mendim spontan, – deklaroi Low. – Nuk e di nëse ishte e vërtetë, por mendoj se ishte e gabuar që e bëmë publike deklaratën time, që kishte si synim të motivonte lojtarin. Në atë ndeshje ai tregoi se ishte më i mirë se Messi, sepse shënoi golin e fitores, por do të ishte më mirë që kjo fjali të kishte mbetur sekrete.”

Më pas Low shtoi: “Nëse një futbollist shënon golin vendimtar në Kupën e Botës kur është 21 vjeç ka shumë rrezik që të digjet rrugës. Këto dy sezonet e fundit nuk ka qenë ajo që të gjithë ne urojmë për Gotze.”

Related posts

Mourinho, aprovon transferimin e Martialit te skuadra e Serie A

Sadik.Autor

BËHEN PRINDËR PËR HERË TË DYTË/ Bashkëshortja e Lorik Canës publikon pozën e parë me vajzën e porsalindur (FOTO)

Delo.autor

E veçanta e këtij Botërori/ Vjehrri dhe ish-dhëndrri, bashkë në një ekip

Sadik.Autor

Leave a Comment