Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Surprizë, Manchester United merr trajnerin e Sampdoria!

Jose Mourinho ka marrë Stefano Rapetti në stafin e tij te Manchester United, ku do të ngarkohet me postin e përgatitësit atletik të “djajve”. Mourinho dhe Rapetti kanë punuar së bashku te Inter, ndërsa në këtë sezon ai ishte në stafin e Gianpaolo te Sampdoria dhe ka qenë ky i fundit që ka konfirmuar lajmin e largimit të bashkëpunëtorit për në “Old Trafford”.

Mourinho po mendon për rifreskimin e stafit teknik të Manchester United, pasi ndihmësi i tij Rui Faria do të shkojë te Benfica.

Krahas Rapetti, te United do të punojë si trajner i ekipit të parë edhe Keiran McKenna, i promovuar nga skuadra U-18, ndërsa ndihmësi i Mourinho do të jetë Michael Carrick, i cili u tërhoq nga futbolli në ndeshjen e fundit të Premier League kundër Waford.

41-vjeçari Rapetti ishte trajneri i Inter U-19, kur Mourinho shkoi në Milano, por e afroi menjëherë në ekipin e parë dhe së bashku realizuan “tripletën” e trofeve në vitin 2010.

Related posts

RANIERI PREZANTOHET TE FULHAM/ “Mos prisni suksesin e Leicester-it”

Isa.Autor

PAS SHUMË KËRKIMEVE PËR YLLIN/ Inter nuk do blejë lojtarin e huazuar, synon “dështakun” e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

“U PËRPOQA TË FLAS ME AGNELLIN, POR…”/ Rummenigge: Bundesliga për ne është bukë dhe gjalp

Delo.autor

Leave a Comment