Futboll Sport

Blatter i kundërpërgjigjet Platini: Nuk kemi bërë asnjë hile në Francë ‘98

Nuk ka pasur asnjë hile në shortin e “Francë ‘98”. Kjo është ajo që ka deklaruar ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, si kundërpërgjigje ndaj saj që kishte thënë Michel Platini, 24 orë më parë.

Francezi pohoi se ishte bërë e pamundura që Franca dhe Brazili mos përballeshin para finales, por Blatter nuk është dakord: “Si mund të quhet hile e FIFA? Ishte vendi organizator që vendoste kriteret e shortit, por askush nuk vendosi Brazilin në Grupin A dhe Francën në Grupin C. Pastaj nëse ndonjë prej këtyre ekipeve nuk fitonte grupin… Për të pasur finalen e ëndrrave, që mendonte Platini, të dy këto skuadra duhet t’i fitonin të gjitha ndeshjes!”

Faktikisht, Franca (vendi organizator) dhe Brazili (kampion në fuqi) shkuan deri në finale, ku “gjelat” fituan 3-0.

Related posts

SHKARKOHET EGBO/ Ish-kapiteni i Tiranës favorit për të marrë drejtimin e bardhebluve

Delo.autor

Mbrëmje historike për Belgjikën, Brazili eleminohet pa lënë gjurmë

Isa.Autor

ARRESTIMI I YLLIT SOLOMON/ Njihuni me të dashurën shqiptare që u dhunua nga ish-sulmuesi i Partizanit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment