Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Befason Zidane, aktivizon të birin që nga minuta e parë

Trajneri i Real Madrid Zinedine Zidane ka befasuar të gjithë me formacionin e tij për ndeshjen e fundit të La Liga-s, në të cilën Los Blancos do ta luajnë ndaj Villarreal në Estadio de la Ceramica.

Zidane ka surprizuar tifozët duke lënë jashtë formacionit portierin Keylor Navas, dhe në vend të tij do të aktivizojë të birin e tij Luca Zidane.

Trajneri francez i ka dhënë debutimin djalit të tij me ekipin e parë të Real Madrid në kampionat.

Ndërkohë në sulm ai ka lënë jashtë Karim Benzma në favor të Gareth Bale, i cili do ta nisë nga minuta e parë bashkime Cristiano Ronaldo-n që rikthehet pas dëmtimit.

Related posts

Pique: “Bëj faulla sa të duash, nuk ju jep të verdhë”

Sadik.Autor

TRIS FITORESH PËR KLUBET SHQIPTARE/ Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo më pranë raundit të tretë

F.autor

Vettel tundohet nga Formula E: Do ta provoja një ditë

Sadik.Autor

Leave a Comment