Futboll Sport

Presidenti i PSG-së i ndez spekulimet për largimin e Neymarit: Askush s’është më i madh se klubi

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, i ka ndezur spekulimet për largimin e mundshëm të Neymarit në verë duke theksuar se asgjë dhe askush nuk është më i madh se klubi.
Neymari e ka kaluar vetëm një sezon me kampionin e Francës, PSG-në, dhe tashmë lidhet me një largim nga kryeqyteti francez, me shumë gjasë në drejtim te rivalit të ish-klubit të tij Barcelonës, Real Madridi, transmeton Gazeta Express.

Manchester United raportohet të jetë shumë i interesuar për Neymarin, po ashtu, i cili verën e kaluar u transferua në PSG për një shumë rekord botëror në vlerë 222 milionë euro.

Edhe pse Al-Khelafi tha ditë më parë se Neymari do të jetë lojtarë i PSG-së edhe sezonin e ardhshëm 2000 për qind, mbrëmë theksoi se nuk do ta ndalonte askënd që dëshiron të largohet.

“Asgjë dhe askush nuk është më i madh se klubi, as trajneri e as lojtarët”, ka thënë Al-Khelaifi për L’Equipe.

“Klubi është dhe gjithmonë do të jetë i pari, është më i madhi. Nëse dikush s’e pranon këtë dhe nuk është i lumtur, mund të largohet”, shtoi ai.

 

 

Related posts

“LUFTË” PËR YLLIN E DYTË/ Milan 100 mln euro buxhet, Pioli në ankth

F.autor

LIVE/ Liga e Kombeve: Thyhen zviceranët, Lukaku çon në avantazh Belgjikën (VIDEO)

Isa.Autor

FLET KAPITENI MADRILEN/ Ramos: Shkarkimi i Lopeteguit do të ishte çmenduri

Isa.Autor

Leave a Comment