Futboll Sport

Futbollistët takojnë Presidentin e Gjermanisë pas fotos me Erdogan

Dy futbollistët gjermanë me origjinë turke Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan kanë takuar Presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier pas kritikave për fotografinë e tyre me Presidentin e Turqisë, Erdogan. Lajmin e ka konfirmuar edhe Federata Gjermane e Futbollit.

“Dy lojtarët na kontaktuan dhe dëshironin të sqaronin këtë çështje. Ishte e rëndësishme që ata të sqaronin keqkuptimet. Të dy na siguruan se nuk kishin për qëllim të jepnin sinjale politike me atë veprim“, tha Federata Gjermane.

Ozil dhe Gundogan u takuan në Pallatin Presidencial me Steinmeier. Javën e kaluar, ndaj dy futbollistëve pati kritika pasi u fotografuan me Presidentin turk Erdogan. Ky veprim i tyre u pa si një lëvizje për t’i dhënë mbështetje Presidentit Erdogan përpara zgjedhjeve të parakoshme në Turqi. Por ata e mohuan këtë gjë.

Gjermania ka kritikuar veprimet e Erdogan pas tentativës së grushtit të shtetit në Turqi 3 vite më parë

Related posts

AKUZON LOJTARËT E ARSENAL/ ​Mourinho: Ata dëshironin barazimin, humbnin kohë duke…

Isa.Autor

ZBULON LOJTARIN QË E KA BEFASUAR/ Ish-presidenti Moratti: S’besoja se ishte kaq i fortë. Është bërë i pabesueshëm

Delo.autor

ILIR DAJA BEFASON/ Zbulon problemin e madh të Skënderbeut! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment