Futboll Seria A Sport

Sonte një finale mes Lazios dhe Interit, bardhekaltërit duan të heqin “tradhëtarin”

Në orën 20:45 sonte në ‘Olimpico’ të Romes luhet një finale e vërtetë e kampionatit italian mes Lazios dhe Interit. Të dy ekipet janë në garë për një vend në Champions League sezonin që vjen dhe ndeshja e mes tyre do japë verdiktin final. Lacialëve i mjafton edhe barazimi ndërsa për zikaltërit nuk ka rrugë tjetër përvecc fitores së ndeshjes.

Por tifozët bardhekaltër janë të shqetësuar se në formacion mund të luajë Stephan De Vrij. Hollandezi sezonin që vjen do jetë pjesë e Interit dhe ndaj ziklatërve ndoshta nuk do ketë motivimin e duhur për të dhënë maksimumin. Duke e cilësuar si tradhëtar, ata kërkojnë që mbrojtësi të mos përfshihet në formacionin titullar nga Inzaghi dhe në një ndeshje të tillë të lihet në stol. Emocione të shumta priten sonte në 90 minutat e ‘Olimpicos’.

Related posts

“KAM FILLUAR TË LUAJË QË NË MOSHËN 5 VJEÇ”/ Tonali: Kjo është gjëja më e bukur në futboll

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Chelsea tentoi të rikthejë ish-trajnerin pas shkarkimit të Lampard

Delo.autor

MILANI E NIS KEQ/ Udinese ia bën të vështirë sezonin e ri

F.autor

Leave a Comment