Sport Të tjera

European League/meshkuj, Bjellorusia “leksion” kuqezinjve

Shqipëria në volejboll për meshkuj pësoi një disfatë të thellë 3-0 me Bjellorusinë në takimin e parë të Grupit B në European League të zhvilluar në Minsk. Edhe pse volejbollistët kuqezinj, të drejtuar nga trajneri Jani Melka bënë një ndeshje të mirë, duke iu afruar suksesit në dy setet e para, nuk arritën të bëjnë “hapin e fundit”, atë të fitores.

Dy setet e para ishin fotokopje të nëjra-tjetrës, me shumë barazime dhe emocione. Rezultati është i hapur deri në fund, por vendasit u shfaqën më të kujdesshëm në momentet vendimtare. Të mbështetur edhe nga publiku, bjellorusët fituan me të njëjtat shifrat 25-23, duke udhëhequr 2-0 me sete. Bjellorusia përfitoi nga kjo situatë dhe fitoi 25-21 setin e tretë, duke korrur kështu fitoren e parë. Për kuqezinjtë ndeshja e dytë do të jetë në Hungari, ndaj kombëtares vendase më 23 maj.

Related posts

GATI TË NISË AVENTURË TË RE/ Christian Panucci konfirmon bisedimet me klubin grek

Delo.autor

E FUNDIT/ KAOS në Prishtinë për një biletë: Policia ndërhyn me GAZ lotsjellës kundër tifozëve (VIDEO)

Isa.Autor

TRAGJEDIA NË SHBA/ Vdes Kobe Bryant dhe katër personat që ndodheshin në helikopter

F.autor

Leave a Comment