Futboll Seria A Sport

Tare: Milinkovic-Savic? Do të jetë një merkato plot me të papritura

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio, ka folur për merkaton e verës: “Inzaghi bëri mirë që aktivizoi De Vrij kundër Inter sepse ai është ende nën kontratë me ne deri në fund të muajit. Duhet të respektonte shokët, tifozët dhe këto katër vite që kaloi me ne. Milinkovic Savic? Ai ka një kontratë afat-gjatë me ne, të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të jetë një merkato plot me papritura, por ju garantoj se Lazio do të ketë një ekip të fortë edhe vitin e ardhshëm.”

I pyetur nëse Cristane mund të jetë zëvendësuesi i Milinkovic-Savic, sipas asaj që ka shkruar shtypi italian, shqiptari u përgjigj: “Po flasim sikur Milinkovic të ishte larguar. Ka shumë futbollistë të aftë në Itali dhe në Europë, por si Milinkovic-Savic ka vetëm një dhe është shumë e vështirë ta zëvendësosh. Në vitet e ardhshme do të bëhet një nga mesfushorët më të mirë në botë.”

Related posts

Milan arrin marrëveshje me Palmeiras, Gomez e refuzon dhe ‘acaron’ më tej situatën

Q.Autor

EKSKLUZIVE/ Erkand QERIMAJ: Kujtohen për ne vetëm kur fitojmë MEDALJE. Në BOTËROR synoj…

Isa.Autor

JO VETËM RONALDO/ Një madrilen tjetër po e shtyn Marcelon drejt Juves

Delo.autor

Leave a Comment