Basketball Sport

Real Madridi fitoi ‘La Deciman’, kampion i Evropës në basketboll

Real Madridi ka shënuar fitore në finalen e madhe të Euroligës në basketboll, duke mposhtur në një ndeshje dramatike Fenerbahçen e Stambollit. Në ndeshjen e luajtur në Beograd, klubit nga kryeqyteti spanjoll e ka fituar me rezultat të ngushtë 85 – 80.

Kjo e bën ekipin nga Madridi skuadrën më të trofeshme në Evropë, duke e grumbulluar titullin e dhjetë në këtë garë. Real Madridit, kampioni i ri i Evropës edhe nëntë herë të tjera ishte në finale.

Në pjesën më të madhe ndeshja ishte e baraspeshuar. Reali u shkëput në çerekun e tretë ndaj Fenerbahçes në epërsi deri në 10 pikë, të cilën arriti ta menaxhojë deri në fund të ndeshjes.

Për të ardhur në finale, Real Madridi mposhti CSKA Moskën me rezultat 92:83, ndërsa Feneri mposhti ekipin nga Lituania, Žalgiris Kaunas, me rezultat 76:67.

Related posts

VIDEO/ S’ndodhte prej 1997-s, Nottingham mposht 1-0 Man. Cityn dhe e parakalon në renditje

F.autor

PLANET PËR SEZONI E ARDHSHËM/ Donnarumma-Milan, palët drejt vendimit të hidhur në verë

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ CARDIFFIT/ Sarri: Është e kuptueshme, ndonjëherë mund të jetë fati në…

Delo.autor

Leave a Comment