Futboll La Liga Sport

Messi i lëshon dorën e bashkpunimit Griezmann, është një ndër më të mirët

Messi ka rritur edhe më shumë spekulimet se Griezmann do ta veshë fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm. Lionel Messi e ka lavdëruar Antoine Griezmannin dhe haptazi ka treguar se ai është i mirëpritur në Barcelonë.

Sulmuesi i Atleticos ka ofertë të çmendur për të qëndrua në Madrid, 25 milionë euro, por ai tashmë ka vendosur – dëshiron të luajë në “Camp Nou” me Messin.

“Është e dukshme që më pëlqen Griezmanni. Ai është një ndër lojtarët më të mirët momentalisht”, tha ylli i Argjentinës për RAC1 .

“Nuk e di nëse ka diçka me të apo jo, por jemi të ngazëllyer që më të mirët vijnë dhe Griezmanni është njëri prej tyre”, shtoi Messi.

Related posts

LUAJTI KUNDËR MILANIT/ Mbrojtësi shqiptar ishte më i miri i Veronës

Delo.autor

LAJM I MIRË/ Pas një muaji larg fushave, Sokol CIKALLESHI kthehet me GOL (VIDEO)

Isa.Autor

DOPIETË PËR 4 MINUTA ME LOKOMOTIV ZAGREB/ Sulmuesi Uzuni: Asnjë SMS nga Reja, s’e mendoj konkurrencën…

Delo.autor

Leave a Comment