Futboll Seria A Sport

E konfirmojnë mediat spanjolle, Ancelotti shumë pranë gjigantit të Seria A

Cardo Ancelotti pasi është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës së Bayern Munich, për momentin nuk është i aktivizuar në ndonjë ekip.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, raportohet se trajneri italian është shumë pranë t’i bashkohet skuadrës së Napolit. Presidenti Aurelio de Laurentiis ka një projekt për të fituar Serinë A. Pasi dështoi këtë sezon me teknikun Sarri, drejtuesit e ekipit me shumë mundësi në sezonin e ardhshëm do t’ia besojnë “timonin” ish-trajnerit të Real Madridit.

Kujtojmë që Ancelotti ka triumfuar edhe në Europë, si me Milanin ashtu edhe me Realin, duke u bërë një nga trajnerët që e ka fituar Champions League me dy skuadra të ndryshme.

Related posts

FENOMENAL/ RAMOS thyen REKORDIN e Hierros te Spanja, ja për çfarë bëhet fjalë

Isa.Autor

Wenger: Lojtarët e mi të vetëkënaqur, pa ide për futboll

Q.Autor

YLLI “ZIKALTËR” NUK SHËNOI NDAJ ATALANTËS/ Cassano “nxin”: Zëvendësuesi i Icardit është më i fortë…

Delo.autor

Leave a Comment