Bare mund të luajë disa minuta në miqësoren kundër Al Ahly.
Atletico Madridi do të mbyllë vitin 2017 me një miqësore kundër skuadrës nga Egjipti, Al Ahly, që do të zhvillohet sot nga ora 19:00.
Atletico tashmë gjendet në Egjipt dhe për këtë ndeshje është ftuar edhe shqiptari, Keidi Bare.
Bare, që luan për Shpresat e Shqipërisë, kohë pas kohe ftohet nga Simeone në ekipin e parë dhe synimi i tij është që të paraqitet sa më mirë sa herë i jepet rasti në mënyrë që në sezonin 2017/18 të sigurojë vend në mesin e 25 lojtarëve në ekipin e parë.
