Formula 1 Sport

Formula 1/ Alarm në Angli për Hamilton, në Gjermani qetësojnë situatën

Tratativa e gjatë mes Lewis Hamilton dhe Mercedes mund të mbyllet me një kontratë ‘yjesh’ nga ana e Kampionit të Botës në fuqi. Por, sipas shtypit anglez, zgjatja në kohë e tratativave mund të sjellin dhe hipotezën e tërheqjes së pilotit britanik.

Për të qetësuar tifozët e “Shigjetave të Argjentda” është pikërisht drejtuesi i Mercedes, Niki Lauda, i cili për ‘Bild’ ka thënë: “Lewis është një pilot fitimtar dhe nuk ka asgjë më fitimprurëse sesa suksesi. Vonesa vjen prej negociatave”.

Për të larguar dyshimet e mundshme për një tërheqje të Hamilton ka folur edhe kampioni i botës në vitin 1996, Damon Hill. “Lewis ka mjaftueshëm fuqi për të prezantuar  në mënyrën më të mirë këtë sport, ndoshta pret të djersitet dhe pak”, tha ai për ‘The Sun’. “Por, unë pyes veten nëse tërheqja e Nico Rosberg ka ndikuar pak mentalisht tek ai. Kur je një pilot i Formula 1, ti vdes në ditën që ikën nga pista”, përfundoi Hill.

Related posts

KILI FITON PENALLTINË/ Ja çfarë bën Vidal përballë portierit të Argjentinës (VIDEO)

F.autor

PAS HEDHJES SË SHORTIT/ Duka motivon klubet shqiptare: Na nderoni në Europë…

Delo.autor

TURNEU NË SHBA/ Reali i Madridit arkëton shifrën e majme

F.autor

Leave a Comment