Formula 1 Sport

KORONAVIRUSI/ Dorëzohet edhe Formula 1. Anullohen garat e Australisë, Bahrein e Vietnamit

Brenda pak orësh edhe Formula 1 është detyruar të ndalet për shkak të coronavirus. Njëri pas tjetrit kanë mbyllur dyert pistat e Australisë, Bahrein dhe Vietnamit. Në këto pista nuk do të garohet, duke bërë që starti i këtij sporti të jetë në dilemë.

Në Melburn situata ka qenë më dramatike, pasi kur pritej që të nisnin privat e lira, është marrë vendimi për të mos garuar. Shkak është bërë largimi i McLaren nga Melburni, pasi një mekanik rezultoi pozitiv.

Më herët ishin vet-izoluar 5 persona, 4 nga skuadra Haas dhe 1 nga McLaren, ndërkohë që me kalimin e kohës u bënë 8 rastet e dyshuara. Ndaj u mor vendimi për të anulluar garën edhe pse biletat ishin shitur prej kohësh (do të bëhet rimbursimi i tyre).

Pak minuta më parë Formula 1 mori vendimi për të anulluar edhe garat e Bahrein më 22 mars (mendohej të zhvillohej me dyer të mbyllura) e Vietnamit (5 prill). Formula 1 synon të nisë botërorin 2020 në fund të majit, duke qenë se dy javë më parë është anulluar edhe gara e Kinës (19 prill).

Related posts

Çmendet skuadra kineze, mbulon “me flori” Hamsik dhe Napoli-n

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Mbyllen 2 ndeshjet e para dhe INTER gëzohet, Tottenham 90% i eleminuar

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Liverpool zhbllokohet me portugezin Jota, super kombinim Shaqiri-Arnold (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment