Futboll Premier League Sport

Allegri gjithnjë e më larg Juventus-it, Arsenal-i “fërkon” duart

Nuk do të ketë zgjatje kontrate për trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri. Në takimin e zhvilluar sot mes teknikut italian dhe kryesisë së skuadrës bardhezi nuk është gjetur gjuha e përbashkët, duke vendosur në pikëpyetje të ardhmen e 50 vjeçarit.

Sipas “Sky” takimi ishte shumë pozitiv dhe Allegri do të vazhdojë me “Zonjën e Vjetër” për sezonin e ardhshëm, megjithatë, ai nuk do ta zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2021 siç ishte raportuar më parë.

Nuk dihet nëse pas këtij zhvillimi është Arsenal-i, me “topçijtë” që kanë shfaqur interes për të ulur në stolin e tyre, Massimiliano Allegri-n. Ditë më parë, mediat angleze kanë pohuar se dy palët kanë arritur marrëveshjen ndërkohë që pritet të shikohet se si do të rrjedhin gjërat në të ardhmen.

Related posts

NUK E REALIZOI RASTËSISHT GOLIN SPEKTAKOLAR/ Ja si Luis Suarez bëri thembrën e tij vrastare (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË NJË SHTYLLAT E MBROJTJES SË CHELSEA-T/ Rudiger: Do të jetë vendimi më i rëndësishëm i karrierës sime

Delo.autor

Legjenda argjentinase fyen trajnerin Sampaoli: Ai DERR duhet të largohet

Isa.Autor

Leave a Comment