Futboll La Liga Sport

Lamtumira më e vetmuar e historisë

Një lojtar madhështor largohet pa zhurmë…

Pas 22 vitesh, Andres Iniesta largohet nga FC Barcelona. Legjenda e klubit luajti ndeshjen e fundit me fanellën e Barça-s ndaj Real Sociedad. Por pas ndeshjes, vetmia ishte e madhe për Iniesta…

Në stadiumin e tij ai dha lamtumirën, duke u ulur krejt i vetmuar në arenën që mban 100.000 spektatorë të Camp Nou. Sa prekëse…

Iniesta është një nga lojtarët më të dashur të botës së futbollit, ai u bë kampion bote dhe europe me Spanjën, me Barça-n katër herë kampion i Champions League. Por një njeri që i dëgjohej zëri nuk ka qenë asnjëherë.

Gjithmonë i sjellshëm, gjithmonë i përulur, dhe prapëseprapë aq i mirë. Futbollistë si ai nuk ka më. Edhe largimi i tij ishte i qetë dhe i denjë.

Para ndeshjes tifozët katalanas e nderuan me një koreografi të denjë. Gjatë takimit, ata këndonin kore për mesfushorin sa herë që kapte topin deri në minutën e 82’ kur i mbushur me emocione largohet nga fusha nën duartrokitjet e të gjithëve.

Tejet mase i prekur ai i kalon shiritin e kapitenit Lionel Messi-t.

Iniesta ka dalë nga akademia e famshme e Barcelona-s La Masia. Në 22 vite te klubi ai ka fituar 32 trofe madhorë.

Por ai nuk do të ndalet. “Klubin tim të ri do ta bëj të ditur në fund të sezonit,” shprehet Iniesta. Një klub i mundshëm i tij mund të jetë japonezi Vissel Kobe, aty ku luan edhe Lukas Podolski.

Related posts

Ronaldo gjen Allegrin/ SOT trajnimi i parë i plotë i Juventusit në Torino

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ 400 mijë euro ofertë nga klubi i Serisë A për Muçin, por Halili refuzon

Delo.autor

CHAMPIONS/ Bayern dhe super Lewa bëjnë detyrën, Manchester United kualifikohet falë dyshes CR7-Sancho

Delo.autor

Leave a Comment