Futboll Seria A

Zyrtare: Montella prezantohet te Sevilla

Vincenzo Montella u prezantua këtë të shtunë si trajner i ri i Sevillas. Trajneri italian ka nis një aventurë të re te skuadra spanjolle pas largimit nga ekipi italian i Milanit.

Ai ka folur pas prezantimit për mediat, ku ka falënderuar drejtuesit e ekipit për mundësinë e ofruar.

“Falënderoj drejtuesit e Sevillas për mundësin e dhënë. Në afat të shkurtër synimi im është të fitoj sa më shumë ndeshje. Ky është klubi ideal për të shprehur idetë e mia, është një mundësi e mrekullueshme për mua. E dua stadiumin, klubin, shpirtin”, ka pohuar Montella.

Strategu ka treguar edhe përshtypjet e para për skuadrën andaluziane ndërsa foli edhe për mundësinë e largimit të Steven N’Zonzit, i cili është i lidhur me një kalim te Arsenali.

“Përshtypja për ekipin. Kam parë disa ndeshje këtë vit, shumica të Ligës së Kampionëve. Nuk kam pasur shansin t’i shoh ato të fundit. Gjëja e parë që do të bëj është ta shoh se çfarë ka ndodhur në javët e fundit, frymën dhe pasionin e lojtarëve”.

“N’Zonzi është një lojtar shumë i fortë, një nga qëllimet e mia është të flas me të, për të kuptuar se cilat janë idetë e tij, për mua ai është një lojtar i rëndësishëm”.

Related posts

MESSI APO RONALDO? Statistikat nxjerrin “Pleshtin” 118 ndeshje më pak (FOTO)

Delo.autor

Rusi 2018, shansi i fundit për Messin e Ronaldon për të fituar një Kupë Bote

Sadik.Autor

Bonucci kritikon Kean: S’mund të veprojë në atë mënyrë

Delo.autor

Leave a Comment